Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

49 kg ne kontenierin me banane, deklarata “BOMBË” e gazetares: Policia e Shtetit është e përfshirë dhe fsheh trafikantët! Pse nuk e lanë kontenierin të shkonte aty ku ishte nisur?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, pasi akuzoi Policinë e Shtetit si bashkëpunuese me trafikantët e drogës.

Sipas saj, policia nuk lejoi që kontenieri me 49 kg drogë që u kap në portin e Durrësit të shkonte në destinacion pasi donte të fshihte trafikantët e vërtetë, porn ë fund e pësoi një i moshuar që kishte porositur banana.

Lala: Selim Çekaj është një person që ka punuar gjithë jetën në arsim, është 72 vjeçar dhe nuk ka qenë asnjëherë në Ekuador, nuk ka patur asnjë rekord të mëparshëm. Ai vetë ka insistuar “pse nuk e lini kontenierin të shkojë në destinacion”, për ta kuptuar se kush e ka porositur drogën. Arbër Çekaj flet shumë mirë 2 gjuhë të huaja dhe mund të bashkëpunojë me trafikantë të tjerë, por Selim Çekaj s’di të flaës gjuhë të huaj.

Fevziu: Ore pse nuk e presin drogën ta kapin me “presh në dorë”?

Lala: Sepse është e përfshirë Policia e Shtetit dhe fsheh trafikantët e vërtetë. Policia e Shtetit nuk ka interes. Edje në drogën me oriz, iu ka ikur trafikanti para syve.Ajo drogë prej 143 kg ka ardhur për 3 grupe të fuqishme që do e merrnin në mënyrë të barabartë. Njëra thoshte “më e mira”, tjetra “më pak e mirë” dhe me radhë. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të inkriminuar dhe të lidhur me grupe kriminale dhe unë ngre dyshime. Selim Çekaj ka këmbëngulur për 4 orë që të shoqëronte kontenierin se ku do shkonte, por nuk e lanë. Trafikantët janë aq të fuqishëm sa kapen ata me “presh në duar” dhe nuk kapen trafikantët e vërtetë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img