Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

14 vjetori i vdekjes së Rugovës, Berisha ‘shigjeton’ Ramën: Tradhëti e dytë, nga vegla e Beogradit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e vdekjes së tij, të cilin e quan arkitekt të pavarur.

 

 Berisha shkruan se Rugova do të nderohet përjetë në historinë kombëtare si burri që themeloi kushtet e pushtimit serb.

“Presidenti Rugova do të mbetet dhe nderohet përjetë në historinë tonë kombëtare si burri i shtetit që me trimëri të jashtëzakonshme, mençuri dhe vizion të pashoq themeloi në kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel të shqiptarëve në Kosovë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.

Më tej në krahasimin që bën mes Rugovës dhe Mahatma Gandit thotë se me aftesi të rralla diplomatike arriti që çështjen e drejtë të shqiptareve të Kosovës ta shndërronte në një çështje të botës se lirë.

Në këtë postim nuk kanë munguar as akuzat ndaj Ramës, të cilin ndërsa e quan tradhëtar e konsideron ‘vegla e Beogradit në Tiranë’. Sakaq thotë se tradhëtarët në Tiranë dhe Prishtinë duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

Postimi i Berishës:

Nderim arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova!

Te dashur miq, me 21 janar te vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosoves te pavarur mbylli syte pergjithmone. Presidenti Rugova do te mbetet dhe nderohet perjete ne historine tone kombetare si burri i shteti qe me trimeri te jashtezakonshme, mençuri dhe vizion te pashoq themeloi ne kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel te shqiptareve ne Kosove.

Ai me kembengulje te palekundur, civilitet dhe aftesi te rralla diplomatike arriti me qendresen e tij paqesore, te ngjashme me ate te Mahatma Gandit qe ceshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves te shnderronte ne nje çeshtje te botes se lire SHBA dhe vendeve tjera te medha. Ai se bashku me luften, gjakun, sakrificen e mijra luftetareve te lirise, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti te beje realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhetise se dyte te madhe nga vegla e Beogradit ne Tirane, Miladini shqipfoles ne Prishtine dhe Baton Stanishiqi, shqiptaret kudo qe jane duhet te ngrihen ne mbrojtje te Kosoves se lire dhe te pavarur, vepres se pavdekshme te presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martireve dhe heronjve te saj te te gjitha kohrave dhe tju japin ndeshkimin e merituar tradhtareve te kombit, argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane.

Nderim perjete kujtimit dhe vepres se ndritur te Presidentit Ibrahim Rugova. sb

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll