Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

14 vjeçe doli në luftën e Kosovës, bashkëshorti sot në Hagë, gruaja krah Ramës ka një histori jete të veçantë

Shkruar nga Newsbomb
14 vjeçe doli në luftën e Kosovës, bashkëshorti sot

Historia e Shqipe Selimit mund të cilësohet sa e jashtëzakonshme aq edhe e pabesueshme, nga ushtare e UÇK-së që 14 vjeçe luftoi për lirinë e Kosovës deri tek kandidate për deputete në listat e Vetëvendosjes.

Në foto, Shqipe Mehmeti Selimi, ndodhet në krah të kryeministrit Edi Rama. Ajo është bashkëshortja e Rexhep Selimit, një nga krerët e UÇK që po mbahet i burgosur në Hagë.

Ishte vetëm 14 vjeç kur mori vendimin për t’iu bashkuar luftës në Kosovës, jetonte në Gjermani me familjen e saj dhe pranoi të linte emigracionin për t’iu bashkuar ushtarëve të UÇK-së, bashkë me të atin.

Shqipe Selimi është njohur me Rexhep Selimi gjatë luftës, një nga themeluesit e UÇK-së në luftë, por u martuan vetëm pas saj, kur Rexhep Selimi ishte Ministër i Brendshëm dhe ajo punonte në atë Ministri. Më pas, të dy iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

 

[gallery ids="648714,648716,648715"]

Si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit 1998 ajo ishte e vendosur në Zonën Operative të Drenicës; gjatë 1999 ajo luftoi në Zonën Operative të Karadakut. Më vonë shërbeu si pjesëtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Zonën e VI Mbrojtëse gjatë viteve 2000-2009, ku mbante pozitën e Oficerës në Qendrën Operative të Zonës së VI.

Në Akademinë e Mbrojtjes të Kosovës në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, ajo shërbeu si Oficere në Qendrën Simulative. Gjatë shërbimit në TMK, Shqipe Selimi mbante gradën ushtarake Kapiten. Prej 2010, nisi aktivitetin politik me Lëvizjen Vetëvendosje.

Rexhep dhe Shqipe sot janë prindër të dy fëmijëve, të cilët jetojnë në Prishtinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll