Një djalë 14 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, shkruan neësbomb.al. Ai ka qenë në shtëpinë e tij, aty ku dhe ka humbur ndjenjën.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta ndaj grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se i mituri ka ndërruar jetë në orën 14.45.
"Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën", thuhet në deklaratën e Policisë së Shkodrës.
Sondazh
Poll