Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

14 vite nga Gërdeci, gazetari: Sot atje nuk shkoi asnjë politikan, ata harrojnë por toka që mban kufomat e tyre jo!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot, janë bëhen 14 vite nga tragjedia e Gërdecit që u mori jetën 26 personave dhe la të plagosur shumë të tjerë. Dëmet ishin të pallogaritshme. Gazetari Artan Hoxha shkruan për këtë ngjarje dhe thotë se te memoriali për përkujtimin e viktimave sot nuk ka qenë asnjë politikan, vetëm familjarët.

“Prandaj sot, as kryeministri ne detyre, as ish-kryeministri qe nuk njihte baxhanakun, as presidenti qe nuk le event “patriotik” pa dekoruar, as rilindasit e Rames, as PD-ja e Bashes, as Foltorja e Berishes, nuk e thane qofte nje fjale te vetme per viktimat e pafajshme te krimeve te tyre te luftes…Harrojne pushtetaret, harrojne politikanet, por nuk harron toka e atdheut, qe mban brenda kufomat e krimeve te tyre…”, shkruan ndër të tjera gazetari.

albsig

spring

Shënimi i plotë i Artan Hoxhës:

15 mars 2008 – 15 mars 2022

E mbani mend Gerdecin?!

Po 26 te vraret e shperthimit apokaliptik?!

Po ATE kryeministrin, qe nuk njihte baxhanakun?!

Po ATE tjetrin, qe sot eshte kryeminister dhe i rrihte shpatullat atij, qe nuk njihte baxhanakun?!!!

Kane kaluar vetem 14 vite nga ajo dite kobzeze, por politikanet tane bejne sikur e kane harruar.

Sikur nuk ka ndodhur kurre…

Sot, ne memorialin kushtuar kesaj tragjedie, ishin vetem familjaret e viktimave…

Asnje qeveritar. Po asnje per be…

Asnje opozitar. Po asnje fare…

Asnje politikan. Po hic fare nuk pati…

Asnje deputet, po kokerr nuk shkoi…

Gerdecin nuk e mban mend njeri.

Ndersa qeveria dhe politikanet merren me luften dhe viktimat ne Ukraine, kane harruar luften tone dhe viktimat e tyre ne Gerdec.

Nuk na bombardoi Putini, edhe pse ne ate kohe ashtu u tha. Qeveria dhe kryeministri i kohes Sali Berisha, thane se ishin interesa serbo-ruse qe nuk donin anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ato qe shkaktuan Gerdecin dhe 26 te vraret e tij.

Fiks siç thote Rama per protestat e sotme, jane interesa serbo-ruse ato qe duan destabilizimin e vendit.

Ne te vertete si dje, si sot, jane interesat e pushtetit dhe politikes sone kriminale, qe bombarduan Shqiperine dhe masakruan jetet e shqiptareve te pafajshem.

Prandaj sot,

as kryeministri ne detyre,

as ish-kryeministri qe nuk njihte baxhanakun,

as presidenti qe nuk le event “patriotik” pa dekoruar, as rilindasit e Rames,

as PD-ja e Bashes,

as Foltorja e Berishes,

nuk e thane qofte nje fjale te vetme per viktimat e pafajshme te krimeve te tyre te luftes…

Harrojne pushtetaret, harrojne politikanet, por nuk harron toka e atdheut, qe mban brenda kufomat e krimeve te tyre…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img