Hapësire reklamuese

Politikë

14 shtatori afati final, Gjykata e Posaçme vendos për kërkesën e SPAK për gjyqin ndaj Fredi Belerit

Shkruar nga Newsbomb
14 shtatori afati final, Gjykata e Posaçme vendos për

Gjykata e Posaçme do të vendos më datë 14 shtator për "fatin" e Fredi Belerit, nëse dosja në ngarkim të tij do të kalohet për gjykim, do të pushohet, apo SPAK do i kërkohet të thellojë hetimet.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës që të kalojë dosjen për hetim dhe të nisë gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në përgjigje, Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 14 shtator për të dhënë një vendim dhe për t'u ballafaquar me Fredi Belerin. Ky i fundit do të japë argumentet e tij, ndërsa prokurorët e SPAK do të kërkojnë gjykimin e kryebashkiakut.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat. Vetë shtetasit Arsen Rama, Beleri i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për to.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="734453,734454"]

Nëse më datë 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendos që të dosja të kalojë për gjykim atëherë Fredi Beleri humbet çdo mundësi për t'u betuar dhe do të përballet në fund të procesit gjyqësor me një vendim final dënimi.

Ekziston mundësia që GJKKO ta kthejë dosjen për hetime të thelluara ose ta pushojë atë, por kjo ka pak gjasa të ndodhë sepse përgjimet që kanë rrjedhur në media nga hetimet, tregojnë se Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi janë përfshirë në veprime të paligjshme për blerjen e votave.

Lexo edhe: FAKSIMILE/ Zbardhen përgjimet e Himarës, Fredi Beleri premtoi 50 euro për vota! Informatorit i ofroi 300 euro për “besnikërinë”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese