Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

14 orë konferencë për shtyp, 300 gazetarë dhe 500 pyetje, presidenti i Ukrainës thyen rekordin, mban zërin “në punë” me injeksione

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë konferencës maratonë

Është një rekord botëror. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajti një konferencë për shtyp prej 14 orësh të enjten. Zelensky filloi maratonën e konferencës për shtyp në orën 10.00 me orën locale dhe zgjati deri në mesnatë.

Eventi u mbajt në Kiev me grupe gazetarësh që i bënin pyetje liderit të Ukrainës. Sipas zëdhënëses së Zelenskyt, Iuliia Mendel 300 gazetarë vendas dhe të huaj ndoqën konferencën dhe bënë 500 pyetje.

Rekordi i mëparshëm ka qenë 8 orë dhe është mbajtur nga presidenti bjellorus Alexandër Lukashenko. Por nuk është verifikuar nga ndonjë trupë ndërkombëtare. Ish-aktori president i zgjedhur në zyrën më të alrtë të vendit në prill, u shpreh I surprizuar për rekordin dhe tha se i përçmon çmimet pasi është modest.

Zelensky tha se ai ishte përgatitur për atë që e dinte se do të ishte një event i gjatë duke marrë injeksoine për të forcuar kordat lokale.

Ai iu përgjigj pyetjeve për konfliktin në Ukrainën juglindore, lidhjet me Rusinë, dhe bisedën në telefon me Presidentin amerikan Donald Trump që ka cuar partinë demokratike ti japë jetë një impeachement kundër presidentit të SHBA.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll