Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

14 mijë vaksina Pfizer në Rinas, BE zbulon vendin donator: Do të vijnë më shumë doza për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
14 mijë vaksina Pfizer në Rinas, BE zbulon vendin donator: Do të

Mbrëmjen e sotme mbërritën në vendin tonë 14 mijë vaksina Pfizer. Pas këtij lajmi ka reaguar delegacioni i BE në Tiranë, i cili thotë se vaksinat e ardhura sonte në Rinas janë donacion nga Austria.

Ndërsa më tej shton se BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër Covid19, duke dhuruar më shumë vaksina deri në fund të gushtit. 

“Përditësimi javor i vaksinave BioNTech / Pfizer të financuara nga BE: Pjesa e katërt e 145,000 dozave mbërritën në Tiranë të mundësuara nga Austria. Më shumë do të vijnë – çdo javë – deri në fund të gushtit.Krenarë të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Covid19. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt”, shkruan zyra e delegacionit të BE.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll