Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“14 kriminelë u arratisën”, Çuçi për deklaratën e Nanos: Kur s'e di ai, vështirë ta dijë ministri! Do fillojmë hetimet, pysim edhe ish-drejtorin

Shkruar nga Newsbomb
“14 kriminelë u arratisën”, Çuçi për

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në një deklaratë për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e bërë të ish ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon për kanalin francez Metropole, ku bëri me dije se gjatë kohës që ai ushtronte detyrën, u arratisën 14 kriminelë të rrezikshëm, pasi u dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

Çuçi bëri me dije se në lidhje me këtë ngjarje do të fillojë një hetim i thellë ku do të përfshihet dhe ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledi Nano, për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë çuar në dekonspirimin e operacioneve të policisë.

“Padiskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit dhe sidomos agjencia e mbikqyrjes policore  për të pastruar  nga këta elementë që dekonspirojnë operacionet . Në lidhje me deklaratën e ish drejtorit sigurisht kur se di drejtori kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri këtë gjë, ajo është në hapësirën e informacionit që ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ne do të hetojmë dhe thellojmë hetimin dhe padiskutim që do të përfshihet edhe ish drejtori i cili ka bërë këtë deklaratë të tillë për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të goditur këdo kë diskriminon nga brenda”, tha Çuçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll