Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

137 kg kokainë të kapura në Durrës/ Lihet në burg Gentian Malindi, i ati avokat: Sulm politik i Ramës përmes Ardi Veliut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Gentian Malindi, i akuzuar për ngarkesën prej 137 kilogram kokainë të kapur në vitin 2019 në portin e Durrësit.

Pas vendimit të gjykatës, babai i Gentian Malindit, njëkohësisht edhe avokati i të birit tha se ky ishte një skenar politik i Ardi Veliut. Sipas tij prokuroria nuk ka asnjë provë, por e ka inskenuar ngjarjen.

“Prokurori vazhdoi të kërkojë masën e sigurisë. Gjithë ky skenar është politik.Rama përmes Ardi Veliut u hakmor kundër meje, nuk ekziston asnjë provë. Është një inskenim i prokurorisë, ne do të kërkojmë të gjitha shkallët e drejtësisë deri në Strasburg”, tha avokati Ilir Malindi, njëkohësisht babai i Malindit.

Kujtojmë se sasia prej 137 kg kokainë ishte  nisur nga Ekuadori, do kalonte nëpër vendin tonë dhe destinacioni final ishte tregu europian.

Kokaina ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011. Autoritetet greke informuan policinë shqiptare pas zbulimit të drogës dhe më pas kanë vendosur që ta zëvendësonin drogën me oriz, dhe brenda pakove të vendoseshin GPS.

Kontenierët me banane kaluan tranzit në portin e Pireut. Sipas burimeve nga grupi hetimorë asokohe u bë me dije se të dyshuarit kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë.

Personi i dytë i arrestuar, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në kontejnerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit.

Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësit. Më herët ai është bërë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

Më shumë


spot_img








spot_img