Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

137 kg kokainë nga Ekuadori, SPAK kërkon 20.8 vite burg për dy të pandehurit, pezullohet çështja për porositësin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit në ngarkesën prej 137 kilogram kokainë të kapur në vitin 2019 në portin e Durrësit.

SPAK ka kërkuar 18 vite burg për Altin Myslihakën, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet në 12 vite burg.

Ndërsa për Ardian Begën SPAK ka kërkuar 12 vite burg, që si pasojë e gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite e 8 muaj burg.

Për këtë çështje është në kërkim Gentian Malindi, i dyshuar si porositës i sasisë së kokainës, për të cilin gjykata vendosi ta pezullojë me një vit çështjen.

rreth 137 kilogram kokainë, drogë e klasit të parë dhe një nga më të kushtueshmet në treg, ishte fshehur në katër konteinerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Porositësit e drogës, të pikasur nga DEA amerikane, kishin shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.

Me autorizimin e DEA-s amerikane, kur konteinerët mbërritën në portin e Pireut në Greqi u krye edhe zëvendësimi i kokainës me oriz.

Kështu autoritetet ishin një hap para trafikantëve. Në Shqipëri diçka mesa duket nuk shkoi siç duhej, dhe personi i dyshuar si porositësi Gentian Malindi, arriti të arratisej pasi hapi një prej pakove dhe pa se aty nuk kishte kokainë por oriz.

Më shumë

spot_img
spot_img