Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“130 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar deri tani”, Rakacolli tregon nëse kanë pasur efekte anësore dhe se kush do ta marrë atë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae37097de1363928814aeab0c70835b7

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur rreth vaksinimit kundër Covid-19 që ka nisur ditën e djeshme.

Ajo ka treguar se të parët që do të vaksinohen janë të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët janë më të rrezikuar.

Rakacolli tha se pas mjekëve, infermierëve e sanitarëve, do të vaksinohen ata më të moshuarit dhe më pas ata me sëmundje shoqëruese.

Ajo ka treguar se deri më tani janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë.

“Duke filluar nga ata në vijën e parë. Dhe pastaj do të vazhohet në shtëpinë e të moshuarve dhe në grupet e tjera. Duke filluar nga më të moshuarit deri tek më të rinjtë.

Mbasi të mbaroi vaksinimi i stafit mjekësor prioritet kanë ata më të moshuarit dhe të sëmundjeve shoqëruese. Do të vaksinohen të gjithë mjekët në të gjithë vendin, por ka një radhë. Siç po bëhet në të gjithë botën. 130 persona janë vaksinuar deri tani, mjekë dhe infermierë të spitaleve Covid. Deri tani nuk ka thënë asnjë jo,” tha Rakacolli për “repolitix”.

Ajo tha se nga personat e vaksinuar deri më tani askush nuk ka shfaqur efekte anësore.

“Ata që janë vaksinuar janë mirë është krijuar nje komision për të vlerësuar efektet anësore. Do ndiqen vazhdimisht. Deri tani nuk ka asnjë. Ekipet janë në gadishmëri për këdo që do të getë nevojë,” tha ajo ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img