Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

13-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Kryemadhi: Përparim mbresëlënës, me zgjedhjet tregoi një shembull respektit ndaj shtetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

5084868a2332e1d266f08b022c66a1bc

Kosova feston sot 13-vjetorin e Pavarësisë. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë urimet e saj për këtë ditë të veçantë për Kosovën.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE.

Kryemadhi ka përmendur edhe zgjedhjet e bëra pak ditë më parë, ku shkruan se Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë.

17 shkurti i 13 viteve më parë, kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor, për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza të saj.

Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE. Me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë, Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj. Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t’i përballojë në mënyrë të suksesshme.

Gëzuar 17 shkurtin, gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img