Hapësire reklamuese

Aktualitet

13 vite pas TRAGJEDISË së Gërdecit/ Humbi djalin 7-vjeçar, babanë dhe kunatën, Zamira Durda: Dëshmitarit iu dha azil në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Zamira Durda

Pas 13 vitesh nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e 26 viktimave kanë kryer homazhe për të afërmit e tyre.

Homazhet u kryen pranë memorialit që është vendosur në hyrjen e dikurshme të uzinës.

Shumë prej tyre kanë humbur familjarë të tyre në tragjedinë e Gërdecit. Mes tyre është edhe Zamira Durda e cila në marsin e vitit 2008, humbi babain, kunatën dhe djalin 7-vjeçar të saj.

Në një intervistë për mediat ajo tha se i ka humbur shpresat tek drejtësia. Më tej ajo u shpreh se ministri në atë kohë mbrohej nga imuniteti i deputetit, prandaj hetimet nuk u zhvilluan më tej.

Ajo përmend edhe një dëshmitar, i cili ka marrë azil politik në SHBA. Sipas saj kriminelë janë edhe këta të cilët penguan drejtësinë.

“Nuk ka drejtësi, nuk është bërë as hapi më i vogël për drejtësi, ata që e bënë, ata që e hetuan, ata që e gjykuan. Çfarë të kërkoj, me kë të flas me murin, e kam çuar dhe në SPAK, e kam çuar dosjen dhe në Strasburg, nuk u hetua asnjëherë për korrupsion nga drejtësia jonë. Më thuaj kujt ti drejtohem, ambasada amerikane ka marrë Luan Hoxhën dhe i ka dhënë azil politik, të na jepet të paktën një version edhe neve.

Si mund të sillej armatimi jonë këtu, një bandë kriminale janë dhe këta që e përdorën politikisht. Prokuroria e Përgjithshme, që te Gjykata e Lartë dhe të gjitha shkallët e tjera, Gërdeci përfundoi si një thelë kaposhi, një ministër që nuk u hetua kurrë pasi mbrohej nga imuniteti",-tha Durda.

Nga shpërthimi i depos së armëve në Gërdec, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, por edhe sot pas 13 vite askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese