Hapësire reklamuese

Politikë

13 vite në NATO! Yuri Kim uron shqiptarët: Krenarë që jemi aleatë me Shqipërinë!

Shkruar nga Newsbomb
13 vite në NATO! Yuri Kim uron shqiptarët: Krenarë që jemi

Ambasadorja Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për 13 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Përmes një postimi në “Twitter”, Yuri Kim shkruan se ër prej 1 Prill 2009, forcat amerikane dhe ato shqiptare kanë dergur gjak, djersë dhe lot së bashku në fush beteja.

Ambasadorja shton se ekspertët amerikanë shumë shpejt do të fillojnë një program të ri në Shqipëri për përmbushjen e objektivave të aftësisë së NATO-s.

“Më 1 Prill 2009,  Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e NATO -s . Që atëherë, forcat amerikane dhe shqiptarekanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, BiH, Kosovë dhe gjetkë. ??roli dhe vlera si një aleat i NATO-s po rritet vazhdimisht.

Vitin e kaluar, Shqipëria priti stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, NATO filloi të përmirësojë bazën ajrore në Kuçovë për t'u bërë një objekt i NATO-s. Së shpejti, ekspertët amerikanë do të fillojnë një program të ri për të siguruar ??përmbushjen e objektivave të aftësisë së NATO-s. SHBA është krenare që është aleate me Shqipërinë”, shkruan Yuri Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu