13 të vdekur nga VIRUSI i rrallë, frikë nga një epidemi

Publikuar tek: bota, më 20:23 28-05-2018 13 të vdekur nga VIRUSI i rrallë, frikë nga një epidemi Nga India

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit Nipah në Indi, duke vendosur të gjithë autoritetet në gadishmëri.

Virusi vdekjepurës prek rreth 70% të rasteve të pavaksinuara, ndërkohë që fillimisht ka simptoma të ngjashme me ato të gripit që çojnë deri në koma.

Autoritetet kanë ngritur alarmin e kthimit të sëmundjes në epidemi dhe përhapjen e saj të shpejtë në të gjithë botën.

Nipah është konsideruar si sëmundja e tetë më e rrezikshme në botë, ndërkohë që në vitin 1998 kanë humbur jetën si pasojë e një epidemie të tillë rreth 260 persona.

Sakaq po merren masa të rrepta në lidhje me izolimin e rasteve të prekura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emigranti shpëton fëmijën në katin e katërt, Macron i jep nënshtetësi franceze (Video)
Roman Abramovich pa vizë britanike, merr nënshtetësi izraelite »
Article Logic
Execution time: 0.011110067367554
array(1) { ["section"]=> string(61) "13-te-vdekur-nga-virusi-i-rralle-frike-nga-nje-epidemi-122433" }