Hapësire reklamuese

Rajoni

13 mijë refugjatë duan të futen nga Turqia, Greqia e quan 'pushtim' dhe aktivizon ushtrinë, tensionohet situata në kufi

Shkruar nga Newsbomb
Refugjatet e vendosur ne kufirin Turqi - Greqi

Situata në kufirin Turqi - Greqi është tensionuar, pasi policia greke është sulmuar me gaz lotësjellës.

Një polic grek u plagos rëndë në fytyrë, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ky sulm me gaz lotsjellës bëhet për të shtyrë emigrantët drejt kufirit grek, pasi qeveria turke ka lejuar kalimin e refugjatëve në Europë.

Mijëra refugjatë janë vendosur në kufirin greko-turk, me qëllimin për të kaluar në Europë.

Sipas raportimeve janë rreth 13 mijë refugjatë, në kufirin prej 212 kilometër të gjatë.

Forcat policore greke dhe Garda e Republikës janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Kryeministri Mitsotakis do të mbledhë Këshillin Qeveritar për Punët e Jashtme.

Frontex, Roja Kufitare Detare Europiane, njoftoi sot se niveli i alarmit është i lartë, pasi mijëra refugjatë po tentojnë të futen në mënyrë të paligjshme në Europë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll