Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“13 mars 2020 – 13 mars 2021”, çfarë ka ndryshuar në vendin tonë 1 vit pas KARANTINËS së parë të vendosur nga qeveria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cde4ac01e21aa0b88bb94190f2017ac2

E premte, 13 mars 2020. Vetëm 5 ditë më parë në Shqipëri ishin raportuar 2 rastet e para me koronavirusin që po terrorizonte botën.

Numri i të infektuarve kishte arritur në 33, ndërkohë që në 11 mars ishte regjistruar edhe viktima e parë nga COVID-19, një grua 73 vjeç nga Durrësi. Frika ishte e madhe për shkak se virusi vdekjeprurës po destabilizonte edhe shtetet më të fuqishme si SHBA, Kina dhe vendet europiane.

Në 10 mars kryeministri Edi Rama kishte njoftuar politikën e re të bllokimit, ku ndalohej përdorimi i makinave private në Tiranë dhe Durrës duke filluar nga e premtja e 13 marsit deri ditën e hënë, ndërkohë që u ndaluan edhe të gjitha transportet private dhe publike në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

Të vetmet mjete që lejoheshin ishin ambulancat dhe automjetet për shpërndarjen e sendeve të domosdoshme. Për mjekët dhe infermierët u caktuan shpërblime respektivisht nga 1000 dhe 500 euro, ndërsa ushtria dhe policia u mobilizuan për të patrulluar rrugët dhe për të mos lejuar qytetarët të qarkullonin.

Më 15 mars, Shqipëria mbylli të gjitha kufijtë e saj tokësorë deri në një njoftim të dytë, duke ndaluar të gjitha udhëtimet nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Por çfarë ka ndodhur në vendin tonë 1 vit pas izolimit të parë?

Sot shifrat e infektimeve dhe viktimave janë shumë herë më të larta, pasi çdo ditë regjistrohen qindra deri në mijëra raste të reja dhe dhjetëra viktima. Që nga 8 marsi kur u regjistruan raste e para dhe deri më sot, janë infektuar 116.821 qytetarë, nga të cilët 2030 kanë humbur jetën.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 06:00 të ditës tjetër, ndërkohë që për të udhëtuar jashtë shtetit duhet të bësh tamponin që tregon nëse je i infektuar ose jo.

1 vit pas karantinës së parë ka filluar edhe vaksinimi i popullsisë, ku aktualisht në vendin tonë po përdoren vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca. Stadiumet end enuk i kanë hapur dyert e tyre, ndërkohë që ndalohet edhe grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Vaksinimi mund ta shpëtojë Shqipërinë nga një karantinë e dytë, pasi sipas studimeve, personat e vakinuar mund ta kalojnë COVID-in si një grip të zakonshëm, duke dhënë shpresa se pandemisë po i vjen fundit.

Më shumë

spot_img
spot_img