Hapësire reklamuese

Aktualitet

13 bidonë me 260 litra naftë, Policia njofton se ka goditur kontrabandën në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
13 bidonë me 260 litra naftë, Policia njofton se ka goditur

Një rast i kontrabandës me mallra njoftohet se është goditur nga Policia në Qarkun e Korçës. Në pranga ka rënë një banor i fshatit Goricë e Vogël, pasi në shtëpi i janë gjetur 13 bidonë plastik me 260 litra naftë.

"Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u  gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip "Mitsubishi", në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll