Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

125 vite burg për 17 të arrestuarit, GJKKO jep dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut; kishin ndërtuar laborator heroine në Has

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

812a1498a25a187036dffcf60eb1406b

GJKKO ka dhënë dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut. Pjesëtarët e grupit janë dënuar disa vite burg, ndërkohë që ai që konsiderohet si ‘kreu’ i tyre, Altin Avdyli ka marrë dënimin prej 6.8 vitesh.

Masat janë dhënë lidhur me zbulimin e një laboratori heroine në Branogë të Hasit. Anëtarët e grupit u dënuan për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Grupi i dënuar ka lidhje me çështjen “fraksioni i tretë” i dosjes 339, ku gjithsej janë 23 të pandehur. Më herët Prokurori kërkoi 147 vite burg për të akuzuarit.

DËNIMET NGA GJKKO

Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj

Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite

Përveç dënimeve, Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së disa prej të pandehurve. Ndërkohë, përmendim se të gjithë të akuzuarit ishin me gjykim të shkurtuar, ku si rrjedhojë automatikisht iu është ulur me 1/3 e dënimi.

Prokuroria gjeti të përfshirë emra të njohur, mes të cilëve grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img