Hapësire reklamuese

Bota

120 të vdekur dhe 100 të plagosur, rritet numri i viktimave në Korenë e Jugut

Shkruar nga Newsbomb
120 të vdekur dhe 100 të plagosur, rritet numri i viktimave në

120 njerëz kanë humbur jetën në Seulit në Korenë e Jugut, ku qytetarët po festonin Halloween-in.

Numri i të vdekurve u rrit nga 59 në 120 në orën e fundit, me mediat lokale që raportojnë për 100 të tjerë të plagosur.

Mediat lokale raportuan se turma filloi të lëvizte drejt një vendi kur u dëgjua se një personazh i famshëm po mbërrinte atje. Pikërisht atëherë mbizotëroi rrëmujë dhe turma fillon të shtypnin njëri-tjetrin duke shkaktuar një kaos.

Raportet janë për rreth 100,000 njerëz që merrnin pjesë në këtë festë dhe që ndodheshin në një zonë që është shumë e njohur për festa.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.