Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

120 mln euro kokainë nga Amerika e Jugut/ Kontrolli rutinë kap ‘mat’ super-trafikantin shqiptar në Itali (Detaje)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4407d587792776a074ceef88fd09cc8b

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar një trafikant shqiptar në Itali, i cili në periudhën kohore shtator 2018-janar 2020, trafikoi nga Amerika e Jugut plot 1.2 ton kokainë, e cila nëse do të nxirrej në treg do të arrinte vlerën e 120 milionë eurove.

Ndalimi i 42-vjeçarit me iniciale A.A, lindur në Mirditë, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones në një automjet tip BMW me ngjyrë të zezë, me targa italiane.

Në automjet po udhëtonin 2 shtetas shqiptarë. Dokumentet e tyre verifikuan se njëri prej shqiptarëve ishte shpallur në kërkim europian, urdhër i lëshuar më datë 3 shkurt 2020 nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari ishte i dënuar nga autoritet greke për trafik lëndësh narkotike si dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan se burri ishte zhvendosur në Pordenone për disa vjet, ku ishte i punësuar në një kompani materialesh. Në përfundim të formaliteteve, 42-vjeçari u dërgua në burg dhe do vendoset në dispozicion të autoriteteve greke.

Dy shqiptarët e tjerë që udhëtonin me të, rezultojnë të pa përfshirë me aferat e drogës të të arrestuarit.

Drejtori i Policisë së Pordenones, Marco Odorisio, ka deklaruar se “ky arrestim është një rezultat pozitiv i punës së reparteve policore në terren për arrestimin e personave të shpallur në kërkim e aktivizimin e masave gjyqësore ndaj tyre”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img