Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

120 milionë euro kokainë në kamionin me mish nga Brazili, zbardhet itinerari: Droga kaloi nga Porti i Durrësit, Policia e lejoi pas sinjalizimit nga DEA amerikane (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sasi rekord droge është kapur nga Policia në Kosovë, e ardhur nga Brazili dhe e fshehur në një kamion me mish i cili kaloi përmes Portit të Durrësit. Burimet bëjnë me dije se vlera e drogës që ishte e cilësisë shumë të pastër, kap vlerën e 120 milionë euro

Ka qenë DEA amerikane ajo që ka informuar Policinë shqiptare dhe atë Kosovare për sasinë e drogës që do të vinte në vendin tonë e më pas në vendin fqinj. Deri tani ka raportime për 400 kg kokainë të kapur.

Autoritetet amerikane kishin dijeni për sasinë e madhe të drogës dhe gjatë rrugës i kishin vendosur asaj gjurmues GPS, për të parë se ku do të arrinte. DEA ka pasur dijeni si për origjinën dhe si për destinacionin, ndaj ka lajmëruar autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë që të lejonin kamionin me mish të kalonte në dogana dhe Port pa probleme.

Në Portin e Durrësit Policia shqiptare ka konstatuar konteinerin e mbushur me mish dhe drogë dhe ka dhënë “okay-n” që ai të vazhdonte rrugën për në destinacionin final. Kur kamioni me mish dhe kokainë të fshehur në të, ka mbërritur në Lipjan të Kovoës ai ëhstë ndaluar dhe të gjithë personat që kanë qenë në të janë shoqëruar.

Më shumë

spot_img
spot_img