
Një hetim i drejtuar nga INTERPOL ka zbuluar sesi të paktën 30 gra te reja nga Evropa janë shfrytëzuar nga një grup i drejtuar nga një gjinekolog në Kretë të Greqisë.
Sipas asaj që raportojnë mediet greke, 73-vjeçari i cili është përfaqësues ligjor i fertilitetit klinik, dyshohet se në bashkëpunim me punonjësit e klinikës që ai drejtonte kishte ngritur një “dyqan” për tregtimin e foshnjave. Mësohet se çmimi për një foshnje varionte nga 70 deri në 120 mijë euro.
Gratë e reja, duke përfshirë këtu dhe rumune, mbaheshin në 14 shtëpi ku fertilizoheshin pa dëshirën e tyre e më pas lindnin foshnjat të cilat do shiteshin ilegalisht kundrejt një pagese të majme. Ato rekrutoheshin nga ndërmjetës, të cilët paguheshin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për çdo vajzë pjellore. Ata gjithashtu paguheshin me një bonus mujor prej 300 ose 600 euro nësë kujdeseshin për gratë shtatzëna deri në lindje.
Lista e tyre e klientëve përfshinte çifte pa fëmijë, çifte homoseksualë ose burra beqarë që dëshironin të bëheshin prindër. Ata që donin të blinin një fëmijë do të kishin bashkëjetesë virtuale me gratë e përdorura nga grupi, gratë do të lindnin fëmijët, më pas do t'i dorëzonin dhe do t'i divorconin.
Nëntë persona, duke përfshirë një grua rumune, u arrestuan në Kretë për të paktën dhjetë krime, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, birësimet e paligjshme dhe korrjen e paligjshme të vezëve.