120 ditë për Diasporën, Majko: Çfarë është bërë për shqiptarët me ligjin e ri

Publikuar tek: politike, më 07:59 10-02-2018 120 ditë për Diasporën, Majko: Çfarë është bërë për shqiptarët me ligjin e ri

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Washington, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko foli më gjerësisht për hapat që janë ndërmarrë në 120 ditë për forcimin e lidhjes së shtetit me diasporën.

Ai përmendi miratimin e ligjit për Agjencinë, kalimin e projektligjit "ombrellë" dhe gjithashtu projektligjin që ka të bëjë me fondin për diasporën. Ministri vlerësoi përpjekjet dhe inciativat e shqiptarëvë që jetojnë në SHBA në mbrojtje te gjuhës dhe identitetit shqiptar. Z. Majko tha se komuniteti shqiptar përfaqëson një pasuri te jashtëzakonshme intelektuale e cila duhet shfrytëzuar.  

Ministri theksoi  interesin e madh të  diasporës për të investuar në Shqipëri. Z. Majko foli gjithashtu për çeshtjen e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur edhe tek vizita e Kryeministrit Ramush Haradinaj në Washington. E zhvilluar në këtë moment, sipas tij, ajo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës dhe statusin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari: Janë përgjuar dy ministra të Ramës, flasin për sasi parash
Shkëlzen Berisha jep alarmin për paktin me grekët: Dy pasuritë që na marrin, na mbetet vetëm kripa »
Article Logic
Execution time: 0.012304067611694
array(1) { ["section"]=> string(82) "120-dite-per-diasporen-majko-cfare-eshte-bere-per-shqiptaret-me-ligjin-e-ri-109789" }