Hapësire reklamuese

Aktualitet

12 vjet nga vdekja e prokurorit Xhevat Hana, i vëllai: E vranë bishat e pushtetit!

Shkruar nga Newsbomb

Selami Hana, vëllai i prokurorit të ndjerë të Krimeve të Rënda kërkon për të 12-in vit me radhë zbardhjen e rastit të Xhevat Hanës. Ai akuzon "bishat vrastare të pushtetit" se i vranë të vëllanë, i cili ishte i vetmi prokuror që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Xhevat Hana njihej si një ndër prokurorët më të dalluar të akuzës shqiptare dhe një profesionist që nuk bëri kurrë kompromis me krimin. Veç karrierës si prokuror, ai shërbeu dhe si këshilltar i ish-presidentit Alfred Moisiu.

"Në 12-vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë, prokurorit Xhevat Hana! Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht dhe pabesisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kane kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm", shkruan Selami Hana.

Vëllai i prokurorit të ndjerë thotë se familjarët e Xhevat Hanës shpresojnë që drejtësia e re të nxjerrë në drit të vërtetën. "Shpresojmë tek Drejtësia e Re që të nxjerrë në dritë të vërtetën. Nga vëllezërit dhe motrat", përmbyllet mesazhi i Selami Hanës.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana ndërroi jetë në Itali në moshën 58-vjeçare. Pavarësisht se zyrtarisht është raportuar se ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej saj mbylli sytë përgjithmonë në një spital në Itali, familja ka dyshuar që në momentet e para se Hana është helmuar.

Postimi i Selami Hanes, vellai i prokurorit Xhevat Hana Postimi i Selami Hanes, vellai i prokurorit Xhevat Hana

Dosjet e bujshme të Xhevat Hanës

Xhevat Hana ka qenë pjesë e akuzës ndaj çështjes së Myrteza Çaushit (Zanit) si dhe në çështjen e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Gjithashtu, ai ka përfaqësuar organin e akuzës edhe ne çeshtjen e rrugës Durrës-Kukës gjatë kohës kur ministër i Transporteve ishte Lulzim Basha.

Ai do të mbahet mend si një nga zyrtarët e paktë që i ka qëndruar deri në fund çështjes së Remzi Hoxhës së zhdukur që më 1995. Prokurori Xhevat Hana njihet si dhe një nga zyrtarët i cili jo vetëm nuk e ka braktisur çështjen e bujshme por ka insistuar në ekstradimin nga Anglia të ish-agjentit të SHIK-ut Ilir Kumbaro.

Ai e rihapi çështjen “Remzi Hoxha” duke e ridërguar atë para drejtësisë shqiptare me katër të pandehur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese