Hapësire reklamuese

Aktualitet

12 vjeçarja shqiptare humbi jetën tragjikisht duke luajtur në lisharëse, prindërit: Të zbardhet e vërteta, s’dëgjuam asnjë ulërimë!

Shkruar nga Newsbomb
12 vjeçarja shqiptare humbi jetën tragjikisht duke luajtur në

Prindërit e Alesia Prendit, 12-vjeçares shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht teksa ishte duke luajtur me një lisharëse, kanë kërkuar nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Sipas medieve italiane, babai nuk e beson ngjarjen e ndodhur dhe kërkon që autoritetet të hedhin dritë mbi këtë çështje.

Në vendin ku humbi jetën 12 vjeçarja, familjarët dhe komuniteti kanë vendosur qirinj dhe lule.

Prindërit e vogëlushes përjashtojnë çdo hipotezë për bullizëm, mirëpo babai ka shprehur çudi nga gjatësia e lakut me pozicionin e trupit që prek tokën e deri tek fakti që nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, as një ulërimë.

Prokurori tashmë ka hapur një hetim për këtë çështje. Të shtunën trupi i pajetë i vogëlushes do të dërgohet në Shqipëri ku edhe do të varroset.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.