Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

12-vjeçarja dhuron flokët për gratë me kancer gjiri

Shkruar nga Newsbomb
12-vjeçarja dhuron flokët për gratë me kancer gjiri

Jona Mulaj është një vajzë 12-vjeçe nga Tropoja, e cila ka zgjedhur që të bëjë një gjest human për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Ajo ka ardhur posaçërisht në Tiranë për të dhuruar flokët e saj të gjatë, të cilët do të bëhen paruke për gratë dhe vajzat që preken nga sëmundja e rëndë.

12-vjeçarja u shpreh se me gjestin e saj dëshiron që të bëjë të lumtur çdo grua që lufton me kancerin e gjirit. “Dua të bëj një grua të lumtur, sikur të ishte mami im”, ka thënë Jona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.