Hapësire reklamuese

Aktualitet

12 vite Shqipëria në NATO, Ambasada e SHBA ndan mesazhin e George W. Bush: Mike e besuar dhe aleate e fortë! Mund të mbështeteni te ne

Shkruar nga Newsbomb
12 vite Shqipëria në NATO, Ambasada e SHBA ndan mesazhin e George W.

Ambasa e SHBA në Tiranë uron Shqipërinë për 12 vjetorin e aderimit të vendit tonë në NATO. Selia diplomatike në Tiranë ndan mesazhin e ish-presidentit George W. Bush, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, në 10 qershor 2007.

Gjithahstu, Ambasada Amerikane thotë se Shqipëria mund të mbështetet te SHBA, ashtu si SHBA mund të mbështetet te Shqipëria, më shumë se kurrë.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.