Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot 9 vite nga 21 janari/ 4 të vrarë nga ‘dora e shtetit’, Rama u bë kryeministër, Basha kryetar partie, Meta President dhe komandanti i grupit të zjarrit kryetar bashkie

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama me familjaret

Sot mbushen 9 vite nga 21 janari i kobshëm i 2011-ës kur u vranë me duar në xhepa te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues.

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika mbetën të ekzekutuar nga shteti por ndonëse ka pafund pamje foto, video, audio që provojnë vrasjen shtetërore, ende sot nuk ka njeri pas hekurave.

Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare, Rama që fitoi pushtetin vetëm falë atyre 4 dëshmorëve, premton vit pas viti drejtësi, Meta u bë president, e ndërsa ish-komandanti i grupit të zjarrit të 21 janarit, Agron Malaj u zgjodh kryetar Bashkie në Mat.

Medias nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të përkujtojë këtë datë çdo vit ndërsa familjarët e viktimave heshtin, nga lodhja ose nga ato para që iu dhanë në këmbim.

Megjithatë ne po risjellim disa pamje të cilat duhet t’i shohë çdo shqiptar, me shpresën se dikush, një ditë, do bëjë vërtet drejtësi për shpirtin e atyre 4 dëshmorëve të cilët dolën në shesh duke shpresuar për ditë më të mira.

Janë pamjet e vrasjeve para dyerve të Kryeministrisë. Ndërsa jashtë saj qëndrojne demonstruesit nga brenda ambjenteve te selisë qeveritare është qëlluar me armë. Në këto pamje shikohet kur një nga demonstruesit bie në tokë, mbrapsht në momentin që shtihet me zjarr nga brenda kryeministrisë. Ai bie në tokë pa ndjenja dhe merret në krahë nga demonstruesit e tjerë. Viktima ishte 42 vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi. Ndërkaq jo shumë metra larg tij, ndodhet një tjetër i ri, viktimë e kësaj demonstrate. Trupi i tij dallohet i shtrirë buzë trotuarit, ndërsa të tjerët përpiqen të vijnë në ndihmë.

Në Bulevardin e Tiranës mbetën të vrarë katër protestues, Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Qeveria në vitin 2017 miratoi vendimin për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave duke akorduar 300 mijë dollarë për çdo familje por ende drejtësi nuk është vendosur.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.