Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

12 vite burg për shqiptarin që u kap me 1 milion paund kokainë në Angli

spot_img

Lajme të ngjashëm

570b01a40d6e03a13d8bde5c65920658

Gjykata Kingston Crown në Britaninë e Madhe ka dënuar një 26-vjeçar shqiptar, emigrant i paligjshëm në Angli, 12 vjet burg.

Suad Sufaj u kap me 26 shtator të vitit të shkuar me  9.5 kg kokainë me një vlerë prej rreth 1 milion paund. Ai po udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes Road”, në veri të Londrës kur u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit të automjetit, 26-vjeçarit iu gjet 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e shqiptarit ku u gjetën dhe sekuestruan edhe 8.5 kg kokainë me vlerë rreth 800,000 paund.

Sipas mediave britanike, i riu shqiptar u gjet fajtor dhe u dënua në Gjykatën Kingston Croën me 12 vjet burg. Pas dënimit të tij, Sufaj do të deportohet në Shqipëri.

saefwe2wg34h3w4h.jpg

Më shumë

spot_img