Policia Rrugore e Fierit bën me dije se vetëm gjatë muajit janar janë arrestuar 12 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 460 leje drejtimi. Arsyet kanë qenë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i celularit.
Kontrollet në akset rrugore janë shtuar për të ulur numrin e aksidenteve dhe gjithashtu që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, Policia Rrugore e Fierit thotë se ka monitorim të vazhdueshëm të akseve rrugore, me pajisjet e logjistikës bashkëkohore.
Gjatë muajit janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara:
- janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
- janë pezulluar 460 leje drejtimi, nga të cilat 445 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 15 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Sondazh
Poll