Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

12 policë të tjerë dalin PËRDORUES DROGE, efektivët s’pranojnë rezultatet: Nuk kemi pirë kurrë lëndë narkotike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas atyre të Tiranës, 12 policë të Shkodrës kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera.

Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në Shkodër janë testuar 80 efektivë, ku 12 kanë dalë përdorues drogë. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, duke e konsideruar si të gabuar.

Ata janë të moshave 50 vjeç dhe nuk shprehin besimin tek vërtetësia e testit. Ata shprehen se nuk kanë pirë kurrë lënde narkotike, por vetëm duhan dhe se do të bënin padi ndaj klinikës. Efektivët janë shprehur se testin e drogës do ta bëjnë vet në disa klinika për të vërtetuar të kundërtën.

Kujtojmë që Nano ka paralajmëruar që ata që do rezultojnë pozitivë do të pushohen nga puna.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img