Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

12 orë debat në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve pranon mocionin e PD për “McGonigal”

Lajme të ngjashëm

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend ka pranuar kërkesën e depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike, për çështjen “McGonigal”. Seanca do të zgjasë 12 orë dhe të gjithë deputetët do të kenë të drejtë të flasin.

“Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendimin për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen e McGonigal”, është shprehur kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat pas mbledhjes.

“Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat.

Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh”, shtoi Balla.

Po ashtu, kreu i Grupit të PS ngriti dhe një shqetësim që lidhet me kërkesat e firmosura nga deputetët e opozitës. Sipas Taulant Ballës, në nxitim se cili nga dy grupimet në PD do e bënte më parë kërkesën në Kuvend, disa prej tyre kanë firmosur pa qenë fare në Shqipëri.

“Që të guxojnë deputetë që nga SHBA-të ku ndodhen për qejf apo për vizitë të firmosin kërkesa që depozitohen në Kuvend, që të ketë deputetë që në një shkresë të kenë një firmë dhe nënshkrim dhe në një shkresë tjetër nënshkrim dhe firmë tjetër, që Kuvendi të mos investohet në një kallëzim për falsifikim, ta tërheqin kërkesën ose të paktën firmat.

Ata kanë edhe një vrap se kush e depoziton i pari. S’ka pasur ndonjëherë situatë  më qesharake që dy grupe të opozitës turren me vrap kush do ta dorëzojë i pari kërkesën”, përmbylli fjalën e tij Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Më shumë