Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

12 mln euro nga tenderi për energjinë, OST pezullon kontratën me DH-Albania

Shkruar nga Newsbomb

DH-ALBANIA kompania ‘fantazëm’ që me dokumente të falsifikuara arriti të fitojë tenderin miliona eurosh te ‘Unaza e Re’, rezulton të jetë shpallur fituese e një tenderi tjetër me vlerë 12 milion euro në fushën e energjisë, tender i dhënë nga OST.

Por Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit, duke thënë se kontrata me firmën DH-Albania është ndërprerë sapo skandali ka dalë në një emision televiziv.

'Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)
Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne Neës 24, ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontrates. Detajet e metejshme do behen te ditura ne nje komunikim te dites se neserme', thuhet në njoftimin e OST.

Por ajo që bie në sy nga dokumentet e Agjencisë së Prokurimeve Publike është se kontarta nuk është anuluar.

dfgdfhthehfghtj5_copy.jpg

Procedurat për tenderin 12 milion euro janë zhvilluar vetëm një muaj më parë, në nëntor, dhe këtë herë është Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) që i ka dhënë kompanisë ‘offshore’ të regjistruar në shtetin amerikan Delaëare një tender me vlerë 12 milion euro, sa fondi limit, për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese