Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

12 mijë € për një ekstradim, Gjykata e Posaçme lë në burg avokatin Lavdosh Shehu: Donte të lirohej me garanci pasurore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg avokatin Lavdosh Shehu. Ky i fundit është arrestuar pasi i kërkonte 12 mijë euro familjes së një shqiptari të burgosur në Itali, në mënyrë që ai të ekstradohej dhe të vuante dënimin në Shqipëri. Avokati kishte marrë 5 mijë euro dhe çështja kishte “ngecur”.

Nëpërmjet avokatit të tij, Lavdosh Shehu ka bërë ankimim dhe ka kërkuar të dilte nga qelia kundrejt garancisë pasurore, pasi sipas tij, nuk kishte kryer asnjë shkelje.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK rezulton se, Shehu i ka marrë 5 mijë euro familjarëve të Fatos Hysenit (i dënuar me burg në Itali), me premtimin se do e transferonin atë nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Avokati iu kishtë thënë familjarëve të Hysenit se kishte aftësinë për të korruptuar funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë. Shehu i kishte kërkuar atyre 12 mijë euro, dhe shumën prej 5 mijë eurosh e kishte marrë, ndërsa pjesën tjetër do e merrte kur të përfundonte puna.

Më shumë




spot_img








spot_img