Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

12.400 izraelitë rezultojnë pozitiv me Covid-19 pavarësisht marrjes së vaksinës Pfizer/BioNTech

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

228f5527a3c401b97c457076d363c857

Më shumë se 12,400 njerëz në Izrael kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pavarësisht se kishin marrë dozën e dytë të vaksinimit nga Pfizer/BioNTech.  

Lajmi është konfirmuar nga Ministra e Shëndetësisë në vend, që ngre kështu alarmin se vaksina nuk është aq efektive sa pritej.

Ndërkaq, bashkangjitur me këtë lajm, Ministria e Shëndetësisë në vend ka pranuar se 189 mijë persona të tjerë rezultuan pozitiv pas marrjes së dozës së parë të vaksinimit.

Shumica me sa duket u infektuan menjëherë pasi morën dozën e parë të vaksinës dypjesëshe një periudhë kur inokulimi nuk pritet të ketë filluar ende.

Sidoqoftë, 1,410 njerëz testuan pozitivë dy javë pas injeksionit të tyre të parë, në të cilën kohë imuniteti i pjesshëm duhet të kishte marrë efekt.

Izraeli filloi administrimin e dozave të dyta dy javë më parë, me Kryeministrin Benjamin Netanyahu që ishte i pari që mori dozën.

Pfizer ka thënë se një rritje e imunitetit ndodh midis Ditës 15 dhe Ditës 21 pas goditjes së parë, kur efektiviteti i vaksinës së tij rritet nga 52 në 89 përqind. 

Sipas provave të mëparshme, mbrojtja e ofruar nga vaksina arrin nivelin 95 përqind një javë pas administrimit të dozës së dytë, tha gjigandi i farmacisë.

Kur bëhet fjalë për vaksinat, rezultatet e provave klinike mund të ndryshojnë nga mënyra se si kryhet imunizimi në terren, ku administrohet tek një numër shumë më i madh i njerëzve.

Më shumë

spot_img
spot_img