Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

119 kg kokainë në kamionin e “BanaKing”, Hoxha: Ka patur 1925 kg drogë , një pjesë është hequr

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me sasinë prej 119 kg të kokainës të sekuestruar pak ditë më parë brenda një kamioni i cili kishte mbërritur nga Italia në portin e Durrësit.

Hoxha teksa ishte duke analizuar fotografinë e skanerit, tha se në cepin e djathtë të kësaj foto duket vend bosh, ku sipas tij mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.

Gazetari ndër të tjera shton se brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.

“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri? E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastraj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, tha Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img