Hapësire reklamuese

Politikë

111 vjetori i Pavarësisë në Vlorë, Edi Rama dhe Albin Kurti bashkë por të ndarë

Shkruar nga Newsbomb
111 vjetori i Pavarësisë në Vlorë, Edi Rama dhe Albin Kurti

Vlora, ka pritur këtë të martë 28 Nëntor krerët më të lartë të dy shteteve shqiptare, për të festuar 111 vjetorin e flamurit dhe Pavarësisë. Atje ndodhen presidenti Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Nikolla dhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Edhe përse është një festë kombëtare që bën bashkë shqiptarët anë e mbanë globit, dy kryeministrat shqiptarë janë shfaqur të ndarë sot në Vlorë.

Prej kohësh janë vënë në dukje marrëdhëniet jo të mira mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, fakt i cili është reflektuar dhe sot në Vlorë. Dy kryeministrat kanë zhvilluar homazhe në Sheshin e Flamurit, por në asnjë moment nuk janë afruar me njëri-tjetrin.

Edhe në përfundim të ceremonisë zyrtare, Edi Rama ka vazhduar rrugën duke takuar qytetarët me presidentin Begaj, kryebashkiakun Ermal Dredha dhe Prefektin Flamur Mamaj, kurse kryeministri i Kosovës ka qenë i distancuar.

Megjithatë, festimet dhe takimet sapo kanë nisur në Vlorë dhe ndoshta ky 111 vjetor shërben për të thyer akujt e marrëdhënies së ftohtë mes dy kryeministrave shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese