Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

110 vjetori i shoqatës Pan-Shqiptare “VATRA”, Meta nga New York: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në New York me rastin e 110 vjetorit të shoqatës Pan-Shqiptare “VATRA’.

Meta ka shprehur mirënjohjen për përpjekjet e veteranëve për të shpëtuar kombin shqiptar,  mbrojtur dhe promovuar identitetin  kombëtar, europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ai ka shtuar se se me përpjekjet e tyre, anëtarët e VATRË-s kanë ndikuar në procesit integruese të vendit.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”.

Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!

Më shumë




spot_img








spot_img