Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

110-vjetori i Pavarësisë, Steinmeier: Ne nuk e harrojmë Ballkanin, Shqipëria ka bërë hapa përpara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i ka shprehur urimet Presidentit Bajram Begaj, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai thekson se Shqipëria ka bërë një hap historik drejt Bashkimit Evropian nëpërmjet nisjes së bisedimeve për anëtarësim dhe se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj në këtë rrugëtim.

“Shqipëria dhe Gjermania janë të lidhura me një partneritet të ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO.Më vjen mirë që me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik, Shqipëria ka bërë një tjetër hap historik drejt Bashkimit Evropian.Gjermania do të vazhdojë të mbështesë aktivisht vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner. Ju uroj juve dhe bashkatdhetarëve tuaj. Sukses dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, tha Steinmeier.

“Unë jam President, e jo profet! Pradaj, siç thashë, kjo varet nga vullneti i brendshëm për t’u reformuar dhe nga gatishmëria për t’i zbatuar realisht reformat. Por sot ne mund të argumentojmë edhe ndryshe karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sepse, për shembull, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa vendimtare përpara. Kjo forcon vetëbesimin në këto vende dhe gjithashtu ua bën të qartë të tjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, se ky hap ia vlen. Dhe, të mos harrojmë se, përtej çështjes së anëtarësimit në kuptimin e ngushtë të fjalës, edhe gjatë këtij rrugëtimi shënohen përparime. Në Berlin filloi shumë vite më parë Procesi i  Ballkanit Perëndimor. Siç më kujtohet, ka qenë shumë e vështirë në fillim. Por, duke pasur parasysh samitin e fundit, atëherë mendoj se udhëtimi me letërnjoftime, njohja reciproke e diplomave shkollore dhe universitare, gatishmëria e evropianëve për të ndihmuar në rritjen e çmimit të energjisë, janë përparime domethënëse. Pra, e kuptoj padurimin, pa diskutim. Por nuk jemi as në fazën kur duhet të flasim për shkurajim. Jo vetëm për shkak të Ukrainës, sepse ne të gjithë jemi duke mbajtur një sy nga Ballkani Perëndimor, por edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku ka hapa përpara”, tha ai ndër të tjrera.

Më shumë


spot_img









spot_img