Në Kuvendin e Shqipërisë sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mbledhja që nis në orën 10:00, do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, do të hapë punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë një një fjalim përshëndetës do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Në shënim të këtij përvjetori, pritet të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore në kryeqytet.