Tre alpinistë kanë bërë një gjest të veçantë në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi, në temperaturën -10 gradë celsius, kanë valëvitur flamurin shqiptar në majë e Bistrës, në lartësinë 2609 metra.
Nesër është 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës. Dita e nesërme pritet të jetë e mbushur me aktivitet të shumta, ku do përmbyllet në mbrëmje me koncertin e këngëtares Dua Lipa në Sheshin Skëndërbej.