Tirana
clear sky
8 ° C
8 °
8 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
9 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
20 °
E enjte, 22 Prill, 2021
spot_img

110 milion euro për Becchettin, ish-ministri i PS: Nuk është gëzim për asnjë, ata që e shkaktuan këtë dëm të mbajnë përgjegjësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i PS Arben Malaj, thotë se lajmi për humbjen e gjyqit përfundimtar të Shqipërisë në arbitrazh me biznesmenin Francesco Becchetti, nuk gëzon asnjë, por është një goditje e rëndë për taksapaguesit shqiptar.

“Përgjegjësia ligjore e drejtpërdrejtë  e atyre që e kanëne shkaktuar  këtë gjobë –  rritet kur ka edhe disa raste të tjera të gjobave të rënda që janë duke u shqyrtuar në Gjykatat Ndërkombëtare”, shkruan Malaj ndër të tjera.

Shënimi i Arben Malaj:

Ky lajm nuk ushqen gëzim për asnjë – por është përgjegjësi ligjore për këdo që e ka shkaktuar këtë goditje të rëndë për takspaguesit shqiptare dhe  pensionistët  sot,  por edhe për fëmijët e tyre në të ardhmen jo të largët. 

Përgjegjësia ligjore e drejtpërdrejtë  e atyre që e kanëne shkaktuar  këtë gjobë –  rritet kur ka edhe disa raste të tjera të gjobave të rënda që janë duke u shqyrtuar në Gjykatat Ndërkombëtare.

Gjobat e këtyre vendimeve janë shumë më të mëdha  se “rritja elektorale”  e pensioneve vetëm një ditë përpara bërjes publike të kësaj gjobe  që është rreth 14.5 miliardë lekë.

“Rritjet elektorale”  të pagave, pensioneve dhe perfitimeve sociale vetëm gjatë fushatës elektorale  po financohen nga rritja e borxhit  duke ja transferuar barrën e rëndë të borxheve të rritura nga keq-qeverisja,  fëmijve dhe  brezave të ardhshëm.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img