Hapësire reklamuese

Aktualitet

11 të pezulluar nga Kadastra e Lezhës, Prokuroria nis hetimet

Shkruar nga Newsbomb
11 të pezulluar nga Kadastra e Lezhës, Prokuroria nis hetimet

11 zyrtarë të Kadastës së Lezhës janë pezulluar nga detyra nga Gjykata e Lezhës. Ata janë vënë në hetim nga prokuroria e këtij rrethi, teksa pretendohet se nuk kanë zbatuar vendimin e gjykatës për një pronë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga janë zyrtarët e pezulluar.

Të sipërpërmendurit janë në hetim për tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, për të cilën është dënuar edhe ish kryebashkikua i Lezhës, Fran Frrokaj. Gjykata kishte vendosur asgjësimin e praktikave për këtë pronë ndaj Prokuroria ka nisur hetimet për 11 zyrtarët e Kadastrës së Lezhës, të cilët pretendonin se kishin zbatuar vendimin e Gjykatës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese