Hapësire reklamuese

Rajoni

11 kg heroinë nga Kosova në Shqipëri, 39-vjeçari prangoset në doganën e Morinës

Shkruar nga Newsbomb
11 kg heroinë nga Kosova në Shqipëri, 39-vjeçari prangoset

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës, pasi është kapur me 11 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të ndarë në pako.

Uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeçari Arben Kelmendi nga Kosova banues në Pejë tentoi të kalonte në kufi lëndën narkotike të cilënn e kishte fshehur në makinë e tij.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Njoftimi i Policisë

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese