Tirana
broken clouds
19 ° C
19 °
19 °
59 %
2.6kmh
75 %
Mër
18 °
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
27 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

11 ditë nga zgjedhjet/ ‘Shkundet’ Vlora, zotohet Luan Rama i LSI: Jo tërmet, po qamet do jetë në 25 prill

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kur na ndajnë me pak se dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se situata po “nxehet” dhe të gjithë po tregojnë “dhëmbet”. Drejtuesi politik i LSI në Vlorë, Luan Rama, premton “qamet” në 25 prill.

Si për t’ju përgjigjur socialistëve që janë shprehur se do të bëjnë “tërmet” në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë për një mandat të tretë, Luan Rama thotë se Lsi do të bëjë “qamet” në qytetin bregdetar në 25 prill.

Në Vlorë socialitët drejtohen nga Damian Gjiknuri, dhe në listën e kandidatëve për deputetë është dhe vetë kryeministri Edi Rama. Sipas Gjiknurit, PS as nuk i diskuton 8 mandate në Vlorë, por do marrë dhe të 9-in nga komuniteti çam.

Shënimi i Luan Ramës:

25 prilli – dita e madhe e fitores: Jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë Vlora me 25 prill për horrat e pushtetit.

Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë. Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në.

Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img