Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

11.6 kg kokainë e kapur në Portin e Durrësit, lihet në burg administratori i firmës, dosja kalon në duart e SPAK-ut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen hetimore të 11.6 kg kokainë që u kap pak ditë më parë në Portin e Durrësit. Kjo dosje tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin, i cili është administrator i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontenierin e së cilës u kap sasia e kokainës. Bajron Gumeni u arrestua dy ditë më parë në Portin e Durrësit, ndërsa është shprehur se nuk ka pasur lidhje me drogën e kapur nga policia.

“Nuk kam lidhje fare me drogën. Kemi porositur vetëm ngarkesën me banane. Droga nuk ishte në kontenier por ishte improvizuar në një vend të posaçëm, në pjesën fundore të kontenierit”, mësohet të ketë thënë Gumeni.

Veç Barjon Gumenit, administrator i firmës dhe njëkohësisht vëllai i pronarit të kompanisë së bananeve “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, është arrestuar dhe një punonjës tjetër me emrin Jurgen Osmani. Ata shkuan në Portin e Durrësit për të tërhequr ngarkesën me banane që kishin porositur në Ekuador.

Më shumë

spot_img
spot_img