Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

105 të vdekur në Gjermani dhe 1.300 të zhdukur, autoritetet u frikësohen çarjes së digave: Prurjet e lumenjve dhe reshjet janë të larta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

105 të vdekur dhe mbi 1.300 të zhdukur është bilanci i përmbytjeve në Gjermani, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkruan newsbomb.al. Për afro 15 viktima të tjera raportohet edhe në Belgjikë, ndërsa të prekura nga përmbytjet dhe reshjet me intensitet të lartë janë edhe Luksenburgu dhe Holanda.

Pamjet tronditëse të rrëshqitjes së tokës vazhdojnë ende, në Gjermani dhe Belgjikë.

CNN në përditësimin e fundit, thotë se fshatra të tërë janë nën ujë, makina të marrë para nga uji dhe që kanë përfunduar nëpër “mbeturinat” e shtëpive të shkatërruara. Në Gjermani, të paktën 105 njerëz janë vrarë në të dy distrikte perëndimore. Në rrethin e goditur rëndë të Ahrëeiler, në shtetin e Rhineland-Palatinate, autoritetet i thanë CNN se 1.300 njerëz janë të pagjetur.

Ulrich Sopart, një zëdhënës i policisë në qytetin e Koblenz, tha se autoritetet shpresojnë se do të jenë në gjendje të rishikojnë numrin e njerëzve të zhdukur ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon dhe linjat telefonike janë rivendosur.

“Shpresat tona janë që disa njerëz mund të jenë regjistruar si të zhdukur dy ose madje tre herë – nëse për shembull një anëtar i familjes, një koleg pune ose një mik i tij ka regjistruar një person si të zhdukur,” tha Sopart.

”Gjithashtu, në disa vende linjat telefonike janë akoma të prishura dhe marrja është e vështirë. Ne shpresojmë që njerëzit të vijnë në kontakt me një të afërm, koleg të punës ose mik për t’i lënë të kuptojnë se janë mirë “, tha ai.

Një digë përgjatë lumit Rur në rajonin perëndimor gjerman të Nordrhein-Westfalen, është çarë natën e së Premtes, sipas qeverisë rajonale, shkruan newsbobm.al. Zyrtarët kanë filluar evakuimin e rreth 700 banorëve në lagjen Ophoven në qytetin Wassenberg.

Ndërsa zyrtarët holandezë urdhëruan evakuimin e 10,000 njerëzve në komunën e Venlo, ku lumi Maas u ngrit më shpejt sesa pritej. Ujërat e larta pritet të zgjasin deri të dielën në mbrëmje. Autoritetet kanë frikë se më shumë diga mund të çahen dhe po monitorojnë nga afër rezervuarët në rajon.

Më shumë

spot_img
spot_img