Hapësire reklamuese

Aktualitet

104 vota kundër Presidentit, Edi Rama “thumbon” Ilir Metën pas shkarkimit: “Veprimet e mira na nderojnë”

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, shkarkimin nga detyra të Ilir Metës, si President i Republikës, shkruan newsbomb.al. Mazhoranca arriti të sigururonte shumicën e votave, duke ia lënë tashmë radhën Gjykatës Kushtetuese të vendos.

Vetë kryeministri Rama votoi “shpejt e shpejt” dhe menjëherë u largua nga salla.

Në orët e vona të mbrëmjes, Rama ka publikuar një shprehje të shkrimtarit të njohur gjerman Jean Paul, i famshëm për novelat dhe histotoritë humoristike, shkruan newsbomb.al. Përmes saj, Rama thumbon Metën.

“Veprimet e mira na ndihmojnë, ne jemi bijtë e veprave tona”, është shprehja që publikon Rama, disa orë pas shkarkimit të Presidentit, në një kohë që zërat në opinionin publil janë të ndarë; nëse Kuvendi veproi drejt apo jo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll